"Bëhet fjalë për të tretin muaj radhazi që papunësia regjistron rënie", shtoi Istat.
Përsa i përket papunësisë të të rinjve (15-24 vjeç), ajo është ulur me 0,2 pikë nga përqindja e muajit shtator duke arritur në 40,5 për qind.
Pas rritjeve të regjistruara gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht (+0,7 për qind), në muajin shtator numri i personave aktivë është ulur me 0,2 për qind (-36.000).
"Këto të dhëna konfirmojnë se tregu i punës po përmirësohet, edhe pse ngadalë", theksoi Paolo Mameli, ekonomist në Qendrën e Studimeve dhe Kërkimeve të bankës Intesa Sanpaolo.