TIRANE- Një festë surprizë e me të ftuar VIP. Kjo ka qenë ditëlindja e 70-të për mjekun e njohur të diabetit Isuf Kalo. Në të vërtetë ai është përgatitur për një darkë të thjeshtë me familjen e tij dhe nuk ka marrë vesh asgjë nga festa surprizë që i kanë organizuar djali dhe vajza e tij, derisa ka trokitur ora 20:00 kur edhe ishin shpërndarë ftesat. Në një ceremoni të organizuar në hotel "Rogner" për të nderuar profesorin e njohur të mjekësisë shqiptare kanë mbërritur, jo vetëm miq e të afërm, kolegë, akademikë, emra të njohur të mjekësisë shqiptare, por edhe ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo, drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana e kreu i "Urdhrit të Mjekut", Dine Abazaj.
Por festës i mungoi Kryeministri Sali Berisha. I njohur si mjek i Enver Hoxhës dhe për miqësinë që ka me kryeministrin Berisha, mjeku Kalo, i kontaktuar nga "Shqiptarja.com" thotë se dëshiron që kjo të mbetet një festë e thjeshtë familjare dhe jo të mediatizohet, pasi sipas tij, nuk është as ndonjë përvjetor i rëndësishëm. Profesor Isuf Kalo nuk e ka marrë ende vesh për festën surprizë që i kanë organizuar fëmijët e tij.
"Unë aktualisht jam në shtëpi dhe kemi menduar që të hamë një darkë në një restorant jashtë shtëpisë. Do të jem vetëm unë dhe familja ime. Nuk kemi asnjë të ftuar tjetër. Surprizë për mua në këtë përvjetor është ardhja e djalit, së bashku me familjen, nga jashtë. Aktualisht ata nuk ndodhen në shtëpi, por pres që të vijnë pak më vonë. Nuk është ndonjë përvjetor i rëndësishëm, ndaj unë nuk do të dëshiroja që ta mediatizoja. Dua vetëm të kaloj një mbrëmje të këndshme me famijlen time", - thotë profesor Kalo për "Shqiptarja.com" rreth orës 18:30, kur edhe e kontaktuam në telefon.
Ndonëse profesor Kalo thotë se do të jetë vetëm një festë familjare, në të vërtetë, po rreth asaj ore, të ftuarit shkuan në festën e përvjetorin të 70-të të lindjes së tij. Në ceremoni nuk munguan as emrat e njohur të mjekësisë dhe fushës akademike. Shefi i nefrologjisë, Nestor Thereska, njëkohësisht njëri ndër miqtë më të ngushtë të Isuf Kalos, teksa po shkonte në festën e organizuar në "Rogner" nuk ngurroi të thotë disa fjalë për mikun e tij më të mirë. Ai e konsideron mjekun Kalo si një gjeni që në kohën e monizmit nuk e kishte problem të ndihmonte edhe ata që kishin ndonjë "cen" në biografi. Ndërsa dekani i fakultetit të Mjekësisë, Bajram Hysa u shpreh se kontributi që ai i ka dhënë si mjekësisë ashtu edhe evidentimit të problemeve të këtij sektori janë të pazëvendësueshëm. Për të dy të ftuarit e ceremonisë 'surprizë' në 70-vjetorin e Isuf Kalos, puna e tij si mjek i Enver Hoxhës nuk e zbeh aspak figurën e tij, pasi ai nuk ka marrë përfitime politike apo konkrete nga kjo periudhë, por ka bërë vetëm detyrën e tij si mjek.
Nestor Thereska
Isuf Kalo është një gjeni. Kështu e kam njohur që në fillimet e mia në viteve 70-të. Ai ka një aftësi të jashtëzakonshme edhe për të shkruar, madje ne shpeshherë thoshim se Isufi ka humbur kot pa shkuar për letërsi pasi aty do të mund të shprehte shumë më mirë talentin e tij. Megjithatë sot mendoj se ai është një mjek që i ka shokët e rrallë dhe që kërkon gjithmonë perfeksionin. Unë e kam njohur kur shërbente si mjek në shtëpinë e Enver Hoxhës dhe bashkë me Ylli Popën, ata kishin mundësi të na siguronin libra mjaft të rralla të mjekësisë nga biblioteka e tij. Libra të tillë nuk mund t'i gjeje askund në atë kohë, ndërsa ne kishim luksin t'i lexonim. Madje profesor Isufi kishte mirësinë që të ndihmonte edhe studentë të tillë, si puna ime, që kishin ndonjë njollë të vogël në biografi. Ai ishte një njeri me zemër të madhe që nuk lodhej të ndihmonte personat, ndonëse ata mund të mos ishin krejt të pastër në biografi. Më vonë miqësia ime me të, me profesor Ylli Popën por edhe me Sali Berishën u përforcua edhe më. Mund të duket e çuditshme, por edhe sot ne vazhdojmë të kemi të njëjtin komunikim me njëri-tjetrin dhe të flasim për të njëjtat gjëra, si në vitet 70-të.
Ndërsa sa i përket periudhës që profesor Isuf Kalo ka qenë mjek i Enver Hoxhës, nuk ia ul aspak vlerat profesionale, për faktin se ai nuk ka pasur asnjë përfitim politik nga kjo gjë. Ai ishte një person i kulturuar dhe i arsimuar jashtë. Pra kishte kapacitete intelektuale, të cilat i përdori në funksion të profesionit dhe nuk kishte nevojë që të kërkonte përfitime. Ai thjesht ka bërë detyrën e tij si mjek, por pa u përfshirë në sferën politike. Unë sot vazhdoj të jem shok dhe mik shumë i mirë me Isuf Kalon, ndërsa me Berishën kemi ruajtur një marrëdhënie të mirë, por takimet janë më të pakta për shkak të angazhimeve të tij politike.
Bajram Hysa
Mjeku Isuf Kalo është një mjek i çmuar për të gjithë gjeneratat e mjekësisë shqiptare. Ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, jo vetëm si specialist i mjekësisë, por edhe në evidentimin e problemeve të ndryshme në fushën e mjekësisë. Së fundmi ai është edhe drejtues i qendrës së akreditimit dhe matjes së cilësisë së mjekëve dhe spitaleve. Me eksperiencat e tij ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ecjen përpara të mjekësisë shqiptare. Ndërsa sa i përket faktit që ai ka qenë mjek i Enver Hoshës, sigurisht që kjo nuk e eklipson aspak rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që profesor Isuf Kalo i ka dhënë mjekësisë shqiptare. Mjekët, për shkak të profesionit që kanë janë të detyruar që t'u shërbëjne edhe armiqve, edhe robërve të luftës, pra gjithkujt. Dhe në këtë rast, mjeku Kalo nuk ka bërë gjë tjetër veçse detyrën e tij dhe në këmbim të saj nuk ka marrë asnjë përfitim apo të jetë përfshirë në sferën polike. Fakulteti i Mjekësisë organizoi para disa ditësh një event nderimi për preofesor Kalon dhe kjo ishte një kënaqësi për ne që patëm mundësinë të nderojmë një figurë kaq të njohur të mjekësisë shqipare.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com (print), 19 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com