Itali,11 në pranga,kontrollonin
tregun e heroinës shqiptare

Itali,11 në pranga,kontrollonin<br />tregun e heroinës shqiptare
BRINDIZI- Agjentët e antidrogës italiane po ekzekutojnë 11 urdhërarreste me burg ndaj anëtarëve të një organizate e cila akuzohet se drejtonte tregun heroinës të ardhur nga Shqipëria në provincën e Brindizit dhe të Leces.

Sipas hetimeve, në organizatë bënin pjesë dhe elemente të grupit mafioz Sacra Corona Unita, të cilët kishin një kontroll gati monopol të trafikut të heroinës që vinte nga Shqipëria në Brindizi dhe Lece, po kështu tregtonin sasi të mëdha kokaine dhe hashash. Organizata arrinte të menaxhonte tregun, sidomos të heroinës nëpërmjet pushtetit të frikës dhe presionit ndaj grupeve të tjera kriminale operative në qytet.

Të arrestuarit janë rezidentë në Brindizi, ndërkohë që dhe 7 persona të tjerë, të lidhur me grupin mafioz të Sacra Corona Unita, po hetohen në gjëndje të lirë raporton Ansa.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së