FIRENZE - Policia taliane ka ndërmarre mengjesin e sotem një operacion për ekzekutimin e 13 urdhër-arresteve ndaj një bande shqiptaro- italiane e cila akuzohet për trafik të ndërkombëtar të drogës. Gjykata e Firences me urdhdër të prokurorisë së antimafias firmosi urdhër-arrestet për 12 shqitparë dhe një italian ( B.A 32 vjec me banim në Foggia). Sipas autoriteteve italine kjo organizatë e trafikut ndërkombëtar të drogës ka arritur të trafikojë nga Franca dhe Holanda një sasi prej 15 kg kokainë dhe 4 kg heroinë.
Ndaj 4 shqiptarëve, me banim në Francë ka pasur urdhër-arrest nga Interpoli. Për dy të tjerë të cilët ndodhen të arrestuar në burgun e Firences dhe të Pratos, për krime të tjera, janë prerë urdhërarrestet në burg.
Sipas prokurorisë organizata kriminale drejtohej nga 2 shqiptarë me inicialet A.T 34 vjec dhe G.L 37 vjec dhe kryente trafikimin e lëndëve narkotike nga Hollanda dhe Franca në drejtim të Italisë, ku më pas shpërndahej në Toscana, Puglia, Lombardia, Liguria, Lazio, Emilia Romagna.
Droga vinte tek shqiptari B.L edhe ky aktualisht në burg, i cili banote në San Severo. Në trafikun e drogës B. L kishte rolin e magazinierit. Personi tjetër i ndaluar në Fogiano është një tjetër shqiptar me banim në Torremaggiore. Operacioni i policisë italiane është kryer në bashkëpunim me autoritetet franceze dhe ato holandeze.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com