Itali/ 149,512 të infektuar dhe 248 viktima në 24 orët e fundit! 1,691 pacientë të intubuar, shërohen 79,207 të tjerë

Itali/ 149,512 të infektuar dhe 248 viktima në 24 orët e fundit! 1,691 pacientë të intubuar, shërohen  79,207 të tjerë

Foto ilustruese

Italia ka regjistruar shifra të larta infektimesh nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Mësohet se nga 927,846 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 149,512 persona.

Fatkeqësisht 248 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve, duke e çuar numrin e viktimave në 141,104 që prej fillimit të pandemisë.

Sakaq, 79,207 persona janë shëruar nga COVID në 24 orët e fundit. Shkalla e pozitivitetit në vend aktualisht është 16.1%, nga 14.8% që ishte një ditë më parë.

Sa i përket situatës në spitale, 1,691 pacientë janë të intubuar ndërsa në njësitë e tjera të kujdesit shëndetësor janë të shtruar 18,719 pacientë, 349 më shumë se një ditë më parë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë