ITALI - Dy muaj më parë, sapo kishte mbushur 18 vjeç, por sot është vrarë me thikë në San Domenico, Udine të Italisë. Kjo është historia e një të riu, që mediat italiane, thonë se është me origjinë shqiptare, por nuk bëjnë të ditur identitetin e tij. I riu u vra nga një bashkëkombës i tij, pas një sherri për motive të dobëta - siç shkruajnë mediat. 18-vjeçari ndërroi jetë pak pasi mbërriti në spital, pavarësisht ndërhyrjeve dhe përpjekjeve të doktorëve për ta mbajtur atë në jëtë. Agresori, një djalë shqiptar minoren, gjithashtu mbeti i lënduar dhe po merr mjekim në spital, pasi ka marrë plagë në shpatull, të shkaktuar nga viktima në tentativë për tu vetëmbrojtur.

Sipas hetimeve paraprake, sherri mes dy djemve ka nisur disa ditë më parë, dhe degjeneroi sot në zonën publike, në lulishten e San Domenico. Agresori, 17-vjeç e gjysmë, erdhi në pak i armatosur me një thikë.

Sapo ka mbërritur nisi të sulmojë me thikë 18-vjeçarin shqiptar, i cili ishte i shoqëruar nga vëllai i tij binjak. Ngjarja e rëndë ndodhi në sy të dhjetëra qytetarëve që e frekuentojnë zonën. 18-vjeçari, kishte tentuar të vetëmbrohej nga agresori, me një mjet prerës që gjeti në park.

18-vjecari shqiptar më herët kishte qenë në një qendër  për rehabilitimin e të rinjve, ndërsa së fundi jetonte me një familje italiane në Udine.

Policia ka marrë në pyetje dëshmitarët për të ndërtuar dinamikën e ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i kaluan prokurorisë për minorenë në Trieste.

Ora 12:31
Itali/ 18-vjeçari shqiptar vritet me thikë nga bashkëkombësi...në sy të vëllait binjak