Itali, 2 shqiptarë kapen me 2 ton
kanabis me vlerë 2.5 mln euro

Itali, 2 shqiptarë kapen me 2 ton<br />kanabis me vlerë 2.5 mln euro
Një sasi prej rreth dy ton drogë është sekuestruar nga policia italiane në Montenero di Bisaccia, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy shqiptarë.

Sekuestrimi i lëndës narkotike u bë gjatë te martës së sotme, ndërsa shqiptarët e arrestuar janë të moshës 27 dhe 24 vjeç.
Sipas policisë italiane droga nuk kishte destinacion vetëm zonën Molise por sheshet më popullore për konsumimin e drogës, dhe se vendi ku ishte fshehur droga ishte thjesht një strehim për momentin, për ta dërguar më pas në destinacion.
Operacioni është zhvilluar në zonën Termoli. Hetuesit italianë kishin marrë informacione për ngarkesën e drogës që po vinte nga përtej Adriatikut. Sipas policisë italiane, vlera e kanabisit të sekuestruar kap shifrën e 2.5 milionë Euro. Autoritetet italiane dyshojnë se kamioni po transportonte drogën në një magazinë për ta mbajtur të fshehtë dhe për ta shitur më vonë.
Sipas “Ansa”, shqiptarët përfunduan në pranga teksa po shkarkonin një furgon me lëndën narkotike pranë një vile në fushën e Montenero di Bisaccia.
Pas arrestimit dy shqiptarët janë dërguar në qelinë e paraburgimit në zonën e Larinos.

Marijuana ishte e ndarë në disa pako të mëdha.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar