ITALI - Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar në flagrancë në Rimini nga policia italiane, pasi u kapën me dy kilogramë marijuanë, 3.4 kg kokainë dhe 10 kg hashash, 104 mijë euro para cash dhe një pistoletë të vjedhur.
Sipas mediave italiane shqiptarët e moshës 22 dhe 36 vjeç, janë arrestuar me akuzën e posedim dhe trafikut të lëndëve narkotike.
Sipas policisë, sasia e drogës u gjet në automjetin e njërit prej vëllezërve, me të cilën bëhej edhe shpërndarja e drogës, ndihmuar edhe nga një motor që përdorej gjithashtu për lëvizje.
Policia kapi vëllanë e vogël fill pasi kishte dorëzuar një sasi droge. Ai bëri rezistencë ndaj policisë, duke lënduar efektivët .

Ndërkohë policia arrestoi edhe vëllanë e madh, i cili la makinën sapo vuri re që policia po e ndiqte dhe tentoi të ikte me shpejtësi .
Mediat italiane ende nuk bëjnë të ditur identitetin e shqiptarëve të arrestuar.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com