Itali, 2 vëllezër shqiptarë kapen me
32 kg kokainë me vlerë 4.5 mln euro

Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar nga policia Italiane ne Varese pasi iu sekuestruan 32 kg kokainë dhe 233.950 euro .
 
Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët po transportonin drogën e cila ishte blerë në Holandë .
 
Në vijim të hetimeve autoritetet zbuluan shtëpinë ku jetonin shqiptarët ku u gjetën edhe çelësat e një apartamenti tjetër ku ishte fshehur edhe lënda narkotike.
 
Mbrapa një dollapi u zbulua kokaina e ndarë në 29 pako dhe 230.950 mijë euro. Ndërsa në automjetin e trafikantëve u gjetën 3 mijë euro tjeter.
 
Nëse droga e sekuestruar do të dilte në treg do të arrinte vlerën e rreth 4.5 milionë euro.
 
Të arrestuarit me inicialet Q.N lindur në 1983 dhe A.N lindur në 1985 akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës.

[gallery]21368[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Zjarret jashtë kontrollit përfshijnë edhe Hollywood Hills dhe shkaktojnë pesë viktima

SHBA/ Zjarret jashtë kontrollit përfshijnë edhe Hollywood Hills dhe shkaktojnë pesë viktima