ROME- “Një tjetër goditje” vjen për lëvizjen “5 yjet” në Itali. 20 deputetë të saj kanë vendosur ta braktisin Beppe Grillon për të formuar një grup të ri parlamentar.
Masa erdhi pas fillimit të procedurës të përjashtimit nga parlamenti të senatores Adele Gambaro.
Pak ditë më parë senatorja Adele Gambaro, fajësoi tonin agresiv të fjalimeve politike të Grillos për humbjen në zgjedhjet lokale.
Ndërkohë, për të hënën është parashikuar zhvillimi i asamblesë me senatorët që mund të sanksionojnë fillimin e procedurës së përjashtimit të senatores Gambaro.
Në këtë rast nëse procedura nuk do të pezullohet, 20 anëtarët e larguar nga lëvizja “5 yjet” do të formojnë grupin e ri parlamentar.
Deputetët “rebelë” kanë shpjeguar se do të vazhdojnë programin e “Lëvisjes 5 yjet”, por nëse do të vijohet me më shumë demokraci brenda këtij programi.
Në të kundërt, ata janë shprehur se do të formojnë një grup të ri parlamentar. Për formimin e një grupi të ri është e nevojshme që të plotësohet numri 20 i anëtarëve, i cili është numri minimal për formimin e një grupi parlamentar në Dhomën e Deputetëve.
Ndërkaq, të martën e ardhshme është parashikuar zhvillimi i një manifestimi në mbështetje të Grillos.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com