Qeveria italiane ka njoftuar krijimin e një fondi prej 200 milionë euro për të reduktuar fluksin  e emigrantëve klandestinë nga vendet e Afrikës.

Ky fond është pagëzuar me emrin, “Fondi i Afrikës” dhe do të shërbejë si ndihmë për disa vende të Afrikës, për të reduktuar fluksin e emigrantëve klandestinë  me destinacion gadishullin.

“Ky fond i ri i dedikohet luftës kundër trafikut të qenieve njerëzore dhe imigracionit klandestin. Ne nuk ndërtojmë mure në Mesdhe, ne nuk mund ta bëjmë këtë dhe nuk do ta bëjmë”, është shprehur ministri i Financave të Italisë, Angelino Alfano.

Libia, Nigeria dhe Tunizia, janë vendet të cilat përfitojnë nga ky fond, kjo pasi këto tre vende shërbejnë si vendet e nisjes ose vende transit për mijëra emigrantë të cilët mbërrijnë ilegalisht në Itali çdo vit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com