Itali/ 259 viktima dhe 170,844 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit! 12,912 pacientë të shtruar në spitale

Itali/ 259 viktima dhe 170,844 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit! 12,912 pacientë të shtruar në spitale

Foto ilustruese

Situata e pandemisë në Itali vijon të jetë alarmante. Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 259 viktima ndërsa një ditë më parë ishin 140 vdekje.

Rastet e reja kanë shënuar rekord. Gjatë këtyre 24 orëve të fundit 170,844 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID. Dje u shënuan 68,052 raste.

Që nga fillimi i pandemisë në Itali janë shënuar në total 138,045 viktima dhe deri më sot janë raportuar 6,57 milionë të infektuar në total.

Sa i përket situatës në spitale janë 12,912 pacientë të shtruar, pa përfshirë ata në terapi intensive.

80 për qind e popullsisë janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës dhe rreth 30 për qind kanë marrë dozën përforcuese.

Qeveria italiane në fund të vitit 2021, ka vendosur kufizime edhe për udhëtarët, përfshirë edhe ata brenda Bashkimit Europian.

Të gjithë qytetarët duhet t’i nënshtrohen testit për koronavirus përpara se të udhëtojnë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë