Itali/ 26-vjeçari shqiptar pa leje drejtimi nuk i ndalon postbllokut të policisë dhe tenton të arratiset, i sekuestrohen kanabis, fishekë e para

Itali/ 26-vjeçari shqiptar pa leje drejtimi nuk i ndalon postbllokut të policisë dhe tenton të arratiset, i sekuestrohen kanabis, fishekë e para

Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasditen e 6 shkurtit, pasi tentoi të evitonte postbllokun e policisë sepse në automjetin që drejtonte kishte hashash dhe disa fishekë, të cilat iu gjetën gjatë kontrollit të mëvonshëm.

I riu shqiptar është urdhëruar fillimisht nga patrulla të ndalojë me automjetin që po drejtonte, por ai ka manovruar duke tentuar t'u arratiset bluve të Italisë.

Gjatë ndjekjes, policia ka vënë re se shoferi ka hedhur nga dritarja një çantë shpine dhe një kuti, të cilat janë gjetur menjëherë nga efektivët dhe në brendësi të tyre oficerët gjetën një sasi hashashi me peshë 2.2 kilogramë.

I riu u ndalua dhe u kap nga policia pasi një tjetër patrullë arriti t’i presë rrugën, teksa arratisej.

Sipas mediave italiane, përpos faktit që nuk kishte patentë, atij iu gjetën 5 fishekë të kalibrit 22, të fshehura në një qese të vogël dhe 457 euro cash, të cilat dyshohen si të ardhura nga veprimtaria e paligjshme.

 

K.M/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare