Itali, 300 mijë € marijuanë e
dyshohet se vinte nga Shqipëria

Itali, 300 mijë € marijuanë e<br />dyshohet se vinte nga Shqipëria
Një pako me një sasi prej 30 kilogramë marijuanë u zbulua pranë një plazhi në Itali dhe dyshohet se vinte nga Shqipëria, me një vlerë që shkon deri në 300 mijë euro. Mediat e shtetit fqinj shkruajnë se droga u evidentua nga lartësia nga një helikopter i autoriteteve të Pescaras në një zonë pranë plazhit Campomarino, në rajonin e Molise në Itali.
 
Droga dyshohet se kishte si destinacion tregun e Molises dhe zonat përreth.
 
Në Tetor të 2014-ës, Guardia Di Finanza sekuestroi në Mollise një sasi prej 2200 kilogramë marijuanë, që dyshohej se vinte nga Shqipëria dhe kishte destinacion rajonin.
 
Sipas mediave italiane dyshohet se edhe kjo pako prej 30 kilogramësh vinte nga vendi ynë.


Redaksia Online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar