ITALI – Policia në Milano ka sekuestruar një sasi rekord droge. Karabinierët kanë vënë në pranga tre persona, dy shqiptarë dhe një bullgar pasi u kapën me 36 kg heroinë.
Droga u gjet në makinën e cila ishte modifikuar me qëllim transportin e saj, por trafikantët nuk i kanë shpëtuar dot policisë.
Korrieri bullgar, Ivan Penchec, 26 vjeç po transportonte drogën për t’ua dorëzuar grosistëve Isuf Shahinit dhe Florian Lanit, përkatësisht 28 dhe 39 vjeç.
Droga ishte fshehur në pjesë të ndryshime të makinës, ku dhe një pako ishte vendosur në hapësirën pas kasetofonit si dhe një pjesë tjetër ishte futur në tubat e strukturës së makinës. Droga e sekuestruar do të pakte në treg një vlerë prej 2.5 milionë euro.
Në apartamentin e dy shqiptarëve, policia gjeti gjithashtu 100 kg përzierës për drogën si kafeinë dhe paracetamol dhe material për paketimin e drogës. Në makinën e dy shqiptarëve të arrestuar policia zbuloi dhe 80 mijë euro që supozohet të shërbenin për blerjen e sasisë së heroinës.
/Shqiptarja.com

VIDEO