Itali, 'Obama-day', 850 euro për të
dëgjuar fjalimin e ish-presidentit

Itali, 'Obama-day', 850 euro për të<br />dëgjuar fjalimin e ish-presidentit
Ish presidenti Barack Obama është një nga liderët i cili me karizmën e tij ka fituar simpatinë e të gjithëve.

Të gjithë do të donin ta takonin, apo të dëgjonim live një fjalim të tij.

Dhe sot në Milano është 'Obama Day', pasi për herë të parë Obama udhëton jashtë vendit por tashmë jo si president i SHBA.

Një turmë e madhe njerëzish doli për ta pritur ndërsa shumë prej tyrë kanë paguar rreth 850 euro për të dëgjuar fjalimin e tij, dhe të gjitha vendet 3500 të tilla sigurisht janë ezauruar. Të pranishëm do të jenë figura ekonomike,politike.

Sigurisht ndalesa e Obamës në Milano kërkon vëmendjen e duhur dhe masat e sigurisë janë në nivelin më të lartë.

Por si cdo herë spontan veshur me xhinse dhe xhup lëkure Obama ka përshëndetur qytetarët të cilët kishin dalë për ta parë, për ta përshëndetur apo dhe për të shkrepur një foto.

Ish presidenti i SHBA do të qëndrojë në Itali për dy ditë në sajë të një takimi ekonomik . Ai është i ftuari i nderit nga 'Seeds and Chips'.

[gallery]22169[/gallery]



Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore