Itali, 4 emrat e shqiptarëve të
cilët kandidojnë për deputet

Itali, 4 emrat e shqiptarëve të<br />cilët kandidojnë për deputet<br>
Zgjedhje për rinovimin e Parlamentit Italian do të jenë me 4 mars dhe të gjitha partitë politike janë në fushatë elektorale. Ndër qindra kandidatë për deputetë janë edhe 4 të kandidatë shqiptarë të natyralizuar në italianë.

Katër kandidatët janë Bruna Kola Mece, Emiliano Biraku, Anita Likmeta dhe Elona Gaxha. 25-vjeçarja Bruna Kola Mece, kandidon për deputetë  në Bergamo në për Liberi Uguali, një parti e re e sapo formuar nga fraksionistët e Partisë Demokratike Italiane. Emiliano Biraku, kandidon me partinë e kryeministrit Gentiloni dhe Matteo Renzi, pra PD italiane në Romë. 

Ndërsa gazetarja e njohur Anita Likmeta, me origjinë nga Rrubjeka e Durrësit  ka vendosur të kandidojë me një lëvizje të re politike të quajtur 10 Volte Meglio. E fundit në listë, por jo nga rëndësia është Elona Gaxha, e cila kandidon për +Europa partia e Emma Boninos, aq shumë e njohur për çështjen e Kosovës në 1999.

Katër kandidatët:

Bruna Kola Mece 

Emiliano Biraku 

Anita Likmeta

Elona Gaxha

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër

112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër