Një 41-vjeçare nga Shqipëria me banim në Itali, është arrestuar nga policia për vjedhje në një Qendër Tregtare. I shoqëruar është edhe djali i saj 18-vjeçar, pasi ndihmoi të ëmën të realizonte vjedhin. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmje në provincën e Montecatinit teksa shqiptarja kishte mbushur çantën me disa veshje në dyqanin H&M, por u pikas në kohën kur po dilte, pasi ra alarmi. 

Skenari ishte i përgatitur. Fillimisht i biri i saj nisi të ulërijë, në mënyrë që të bënte kaos brenda qendrës për të tërhequr vëmendjen, ndërkohë që e ëma të përfitonte dhe të ikte me vrap.

Por gjithçka ka qenë e kotë, pasi policia ka ndërhyrë menjëherë dhe e ka kapur gruan pasi kishte dalë në rrugë. Gruaja doli para Gjykatës ku iu provua fajësia. Pronari i dyqanit dëshmoi se ajo kishte marrë në çantë vjedhje me vlerë 360 euro.