Itali, 431 viktima në 24 orët e fundit, më e ulëta që prej 18 marsit! Bien të infektuarit, rritet numri i personave që lënë terapinë intensive

Italia vijon të shënojë një numër të ulët të viktimave dhe të infektuarve të rinj me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 431 viktima më e ulëta që prej 18 marsit, ndërkohë që ditën e djeshme ishin  619 viktima duke arritur në total vdekjesh prej 19 899 persona.

Dhe rasti i të infektuarve ka shënuar ulje por sërish mbetet i larët, ku gjatë 24 orëve të fundit janë 1984 raste të reja, ndërkohë që një ditë më parë ishin 1996.

Personat që lënë terapinë intensive vijojnë të rriten dita ditës.

Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 1677 persona, ndërsa gjithsej shënohen 34 211.

Sot 3 343 persona janë shtruar në spital në kujdesin intensiv, 38 më pak se dje. 27847 njerëz janë shtruar në spital me simptoma, 297 më pak se dje.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin