SALERNO- Dramë dhe tmerr ka ndodhur në një banesë në Salerno të Italisë. Një ngjarje e rëndë e dënjë për filmat horror ka tronditur të gjithë. Një burrë 45-vjeçar ka vrarë të ëmën e moshuar dhe më pas me një sharrë i ka prerë disa pjesë të trupit dhe i ka futur në frigorifer.
 
Sipas policisë italiane, disa pjesë të tjera të trupit të të moshuarës janë gjetur në një zgarë, ku dyshohet se autori i aktit makabër do t’i piqte.
 
Të parët që hynë në shtëpi dhe që bënë zbulimin ishin agjentët e hetuesisë së Salernos, në Rajonin e Kalabrisë, të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes pas një telefonate anonime që sinjalizonte rrjedhjen e gazit nga apartamenti i familjes.
 
Gruaja ishte 70 vjeç, ndërsa i biri, me sa është mësuar deri tani, vuan nga probleme mendore dhe i është nënshtruar një serie terapish. Ai u gjet nga agjentët e policisë në shtratin e tij, tërësisht nudo dhe gjatë arrestimit nuk tha asnjë fjalë, ndërkohë që u transferua në spital.
 
Mediat italiane shtojnë më tej se disa pjesë të trupit të 70-vjeçares u gjetën në dyshemenë e banjës së shtëpisë, ndërsa në sobën elektrike të kuzhinës ishin vendosur zorrët dhe pjesë të tjera të brendshme.
 
Sipas Policisë, gruaja mund të jetë vrarë dy ose tre ditë më prrë. Megjithatë do të pritet autopsia e viktimës për të hedhur dritë mbi ngjarjen.
 
Ekspertët e policisë dhe grupit hetimor kanë gjetur disa flakone mjekësore në banesë, pjesën më të madhe në tavolinën e kuzhinës. Ndërsa në frigorifer, hetuesit gjetën edhe një pjesë të njërës këmbë të viktimës.
 
Prokuroria lokale ka hapur një hetim mbi ngjarjen, ndërsa mjeku ligjor do të zhvillojë një ekzaminim të jashtëm të kufomës.

itali masakra
itali masakra 1
(Foto nga vendi i ngjarjes)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)