Itali, 48 persona në hetim për skemë mashtrimi bankar! Një shqiptar në krye të celulës spanjolle që vidhnin llogaritë e qytetarëve (EMRI)

Itali, 48 persona në hetim për skemë mashtrimi bankar! Një shqiptar në krye të celulës spanjolle që vidhnin llogaritë e qytetarëve (EMRI)

Prokuroria e Napolit

Prokuroria e Napolit ka mbyllur hetimet për 48 persona, pjesë e tyre shqiparë, rumunë e Italianë të cilët akuzohen për një skemë mashtrimi bankar dhe postar ndaj dhjetra qytetarëve të cilët panë që llogaritë e tyre rrjedhëse shterroheshin shumë lehtë.

Rezultojnë të paktën 50 raste mes 2016 dhe 2019. Skema e mashtrimit u zbulua pasi një sipërmarrje në Liguria bëri denoncimin në policinë e Genovas.

Hetimet e para,u përqëndruan fillimisht në provincat e Caserta dhe Napolit, ku u zbulua baza operative të organizatës e cila ishte e ndarë në 4 ‘celula’ të lidhura mes njëra tjetrës

Sipas dosjes celula spanjolle drejtohej nga shqiptari Anton Pllumbi 34 vjeç, ajo në Villa Literno drejtohej nga Italianët Michele Pepe e Raffaele Squillante, ndërsa celula në Castel Volturno drejtohej nga Carmine Costanzo, Rosalia De Bello dhe Francesco Ruggiero; dhe celula Marcianise, e drejtuar nga të dyshuarit Giacomo, Mario dhe Pierluigi Clarelli, Michele Comando dhe Raffaele Palmiero.

Në secilin grup, drejtuesit ishin përgjegjës për gjetjen e drejtuesve të kompanive telefonike dhe të cilët do të vidhnin llogaritë bankare viktimave  

Ndaj tyre rëndon akuza e pastrimit të parave, mashtrim kompjuterik, falsifikim të gjurmëve të gishtave apo certifikata. /ANSA/ 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!