Si parti udhëheq ‘Lëvizja Pesë Yjet’ me 32.58%, ndërsa qendra e djathtë e drejtuar nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi si koalicion është në avantazh me 37.17%. Koalicioni i drejtuar nga Berlusconi përfshin partinë e tij Forza Italia, partinë anti-emigrantëve Liga dhe partinë e ekstremit të djathtë. Dy fituesit e mëdhenj janë ‘Pesë Yjet’ dhe Liga, kjo e fundit ka marrë madje më shumë vota se partia e ish-kryeministrit Berlusconi, brenda koalicionit të djathtë.
Në vendin e tretë pozicionohet qendra e majtë e ish-kryeministrit Renzi me 18.07% me rënie drastike. Por kur duhen edhe 1/4 e fletëve të votimit për t’u numëruar, do të jetë shumë e vështirë që ndonjëri nga koalicionet të qeverisë i vetëm vendin, pa krijimin e një koalicioni më të gjerë, pasi nuk kanë kapur 40% të votave. Renzi ka dhene dorëheqje nga partia pas rezultatit shumë të dobët.
Koalicionet
Qendra e Djathtë kap 37.17%
Pesë Yjet 32.58%
Qendra e Majtë 22.07%
Sipas partive
Pesë Yjet 32.58%
PD 18,7%
Lega 17,5%
Forza Italia 14,2%
Fratelli d’Italia 4,4%
Leu 3,2%
+Europa 2,5%
Piepoli parashikoi fitoren e “5 yjeve”
Roberto Baldasari President i “Institutit Piepoli” një ndër kompaninë lideri të sondazheve në Itali të premten në mbrëmje në një lidhje telefonike me emisionin Repolitix në Report tv parashikoi fitoren e lëvizjes” 5 yjet”.
“Sipas sondazheve të Piepolit” Levizja 5 yjet” pritet të dalë forcë e parë, por jo të marrë aq numra sa për të krijuar qeverinë” u shpreh ndër të tjera Roberto Baldassari për Report tv.
Kujtojmë se deri më tani “Lëvizja 5 yjet” ka 31 % të votave të italianëve duke u rënditur forcë e parë.
d.b/shqiptarja.com









