6 emigrantë kanë humbur jetën dhe 300 të tjerë janë shpëtuar nga autoritetet italiane në ujërat e detit Mesdhe.

Sipas raportimit të Ruters, emigrantët ishin duke udhëtuar me 4 varka druri dhe operacioni i shpëtimit është realizuar nga anijet e Marinës italiane në pjesën qendrore të detit Mesdhe.

Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur informacione për gjendjen shëndetësore të emigrantëve ose identitetin e 6-të personave që kanë humbur jetën.

Ndërkohë sipas organizatave ndërkombëtare të cilat punojnë me emigrantët më shumë se 4700 persona kanë humbur jetën në ujërat e Mesdheut në përpjekje për të kaluar nga Libia në Itali.

Redakia Online
D.T/Shqiptarja.com