64 vite më parë Lea dhe Angelo , 86 vjeçarët italian i premtuan njëri-tjetri dashuri dhe besnikëri të përjetshme, deri sa vdekja t’i ndante. Edhe sot njëjtë si në ditën kur premtuan dashuri të përjetshme, ata luftuan së bashku me COVID-19, aq sa u krijua edhe një “dhomë çifti” në spital.
Lea dhe Angelo, të martuar për 64 vjet, morën virusin në të njëjtën kohë dhe që prej 19 shkurtit kanë qëndruar në spitalin Komunitar të Montagnana. Fillimisht ata u trajtuan në shtëpi nga stafi mjekësor por pas përkeqësimit të situatës së tyre, ata u shtruan në spital.
Të dy u shtruan në të njëjtën ditë në spital për të luftuar virusin.
“Efektiviteti i një terapie matet gjithashtu me ‘termometrin e njerëzimit”, ky është koncepti i përshkruar nga drejtori i spitalit Paolo Fortuna. Në fakt, ka 5 çifte të tjerë të shtruar në të njëjtën dhomë në spitalin Montagnana.
Lea dhe Angelo, pra, nuk janë çifti i vetëm që luftojnë së bashku virusin. “Unë qaj nga gëzimi”, tha gruaja 86-vjeçare pasi përqafoi burrin e saj. Së shpejti ata do të kthehen në shtëpi. Ajo është negativizuar dhe ai gjithashtu është drejt shërimit të plotë. Sepse mbi gjithçka vlen premtimi i dhënë para 64 viteve, premtyim që do të zgjasë deri në fund të jetës së tyre.