ITALI-Dhunë në familjen shqiptare në Itali. Një 65-vjeçar ka goditur me çekiç bashkëshorten 65- vjeç pasi një sherri brenda familjes dhe më pas ka goditur edhe veten.
Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë në orën 9:40 në Paullo të Milanos. 65-vjeçari, i pa punë për disa muaj ndodhet në rrezik për jetën. E njëjtë është edhe gjendja shëndetësore e bashkëshortes, pasi ka marrë goditje në kokë. Fatkeqësisht nga ky sherr e ka pësuar edhe fqinja i çiftit shqiptar. E moshuara u shty nga shkallët nga burri, pasi i doli përpara.
Ajo ndodhet nën vëzhgim e mjekëve.
Komento