Itali, 68 vjecari plagos shqiptarin
për të mbrojtur shërbyesen

Itali, 68 vjecari plagos shqiptarin<br />për të mbrojtur shërbyesen
Për shkak të ngacmimeve të vazhdueshme të të dashurit të shërbyeses së tij shqiptare, Paolo Meneghetti, 68 vjec, ka plagosur me një pistoletë shqiptarin Dritan Caushi, 33 vjec.

Mësohet se Meneghetti i ka qëlluar Cushit, pasi ky i fundit nuk donte të harronte lidhjen me gruan që ndihmonte të moshuarin në punët e shtëpisë. Caushi vazhdonte prej kohësh të ngacmonte dhe përndiqte ish të dashurën e tij, për shkak të një xhelozie të pabazuar.

Ish e dashura e Caushit kishte vite që jetonte në shtëpinë e Meneghetti-t, e punësuar si ndihmëse për të moshuarin në punët e shtëpisë për bashkëshorten e Meneghetti-t. Gjatë ditës së djeshme situatë është acaruar deri në konflikt fizik ndërmjet Caushit dhe një shoku të 68 vjecarit; gjatë sherrit 68 vjecari nxjerr pistoletën, të cilën e kishte me leje të rregullt dhe i qëllon 38 vjecarit në stomak.

68 vjecari është arrestuar nën akuzën e tentativës së vrasjes, ndërkohë që 38 vjecari është shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Gjatë natës së ndërrimit të viteve policia ishte detyruar të arrestonte për një natë Caushin, i cili ishte paraqitur në shtëpinë e 68 vjecarit i dehur.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza