Itali, 7 të arrestuar për korrupsion
tentuan afera dhe me Tiranën

Itali, 7 të arrestuar për korrupsion<br />tentuan afera dhe me Tiranën
Policia e Peskarës nën drejtimin e Prokurorisë së Akuilas bëri të mundur arrestimin e 7 personave, të cilët hetohen për korrupsion, falsifikime të dokumenteve zyrtare dhe okultim të akteve publike. Operacioni u zhvillua nga kreu i seksionit të antimafies, Prokurori Alfredo Rossini. Ndër të hetuarit përmendet edhe zëvendës presidenti i rajonit të Abrucos, Alfredo Castiglione, i cili ka tentuar të fitojë aprovimin e një projekti në Shqipëri.

Hetimet janë kryer me anë të përgjimeve telefonike dhe ambientale. Hetimet janë përqëndruar te kompanitë Cyborg Srl dhe Ecosfera, të cilës i është dhënë një tender për krijimin e një programmi informatik monitorimi në favor të Cyborg Srl.

Të arrestuarit janë: Dulilo Gruttadauria, 61 vjec, drejtues i Ecosfera Gruppo Spa; e shoqja e tij, Anna Maria Teodoro, 59 vjece, ortake në Ecosfera Gruppo Spa; Lamberto Quarta, 56 vjec, konsulent i kompanisë Ecosfera Gruppo Spa; Giovvana Andreola, e quajtur edhe “Vanna”, 54 vjece drejtuese e shërbimit të aktiviteteve internacionale në rajonin e Abrucos; i shoqi Michele Gladi, 56 vjec; Corrado Troiano, 47 vjec ortak në kompaninë Cyborg Srl; Mario Gay,58 vjec, zëvendës presidet i observatorit inter-rajonal të bashkëpunimit dhe zhvillimit (OICS).

Nga hetimi rezulton se Castiglione i ka kërkuar Andreolës të merret me shoqërinë e kulturës Rassjanka, drejtuese e së cilës ishte e shoqja e tij Marina Kozina, që të futej në një projekt shkëmbimesh kulturore midis universiteteve Abruceze dhe Shqipërisë. Protagonistë i kësaj iniciative ishte i shoqi i Andreolës, Michele Gladi, i cili duhej të konkretizonte marrëveshjen. Castiglione ka bërë edhe referentin e Troianos, ortaku në Cyborg Srl që kishte aktivitet në Shqipëri.


Cyborg Srl përpunoi një projekt, i quajtur Sigesia, për vendosjen në rrjet të një universiteti shqiptar. Për këtë projekt është i interesuar edhe Gladi, i cili do kryente një udhëtim në Shqipëri. Mbi këtë ngjarje gjenden edhe përgjimet telefonike ndërmjet Castiglion dhe Andreolës, të 9 mars 2011, e cila duke aluduar për të shoqin thotë se “e dashura ime shkon në Shqipëri për të punuar për atë gjënë...ti ke ndonjë gjë? Sepse unë kam humbur telefonin prej një jave...pra nuk kam më numrin e Marinës...nëse Marina ka shkuar dicka...nëse na e dërgon...”

Castiglione: po, cfarë thonë andej...përgjigja nga andej...e institucioneve shqiptare.
Andreola: po, ju duhet të shkoni te ministri...shkoni dhe shikoni edhe për këtë.
Castiglione: po, dhe pastaj të martën mbahet këshilli, paraqitu në këshill, në Verona.
Andreola: të martën, atëherë do shihemi! Sidoqoftë, i thuaj Marinës nëse e ka atë gjënë të na e dërgojë.
Kastiglione përgjigjet që e ka dërguar më par dhe gruaja mbyll: “Ok, dëgjohemi të martën”.

Policia ka vërtetuar më pas se gjatë udhëtimit në shqipëri Michele Gladi interesohej edhe për disa cështje që i përkisnin Marnina Kozinas.

Ka edhe një telefonatë tjetër të 11 marsit që konfirmon interesat e përbashkëta me Troiano.

Andreola: dëgjo, Michele është atje...do shofi këtë gjënë...sot në darkë.
Castiglione: Po, po.
Andreola: Dakord?
Castiglione: Po

Për hetuesit ky është konfirmimi që “e dashura” mbi të cilën flet Andreola në telefonatën e mëparshme është në realitet burri i saj, që gjendet në Shqipëri për një takim zyrtar me rektorin e universitetit Shqiptar dhe me një Ministër. Vizita e Gladit në Shqipëri ishte e lidhur edhe me një kërkesë të Castiglione për të verifikuar nëse në Shqipëri kishte mundësi për të konkretizuar një “protokoll bashkëpunimi” me rajonin e Abrucos, që ishte në interes të Marnia Kozina. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi