PALERMO, 23 qershor /ATSH-ANSA/ - Një operacioni të gjerë antimafia, të koduar me emrin "Apokalipsi", po kryen policia italiane në Palermo, ku përfshihen karabinierët, policia e shtetit dhe ajo financiare, njoftuan burime që përputhen. Deri tani policia ka arrrestuar 95 persona në Resuttana dhe San Lorenzo, të akuzuar për lidhje mafioze, grabitje me dhunë dhe krime të tjera. Hetimet, të koordinuara nga Drejtoria rajonale Antimafia e Palermos, arritën të rindërtojnë organigramën e re të klanit mafioz që vepronte në periferinë perëndimore të Palermos. Veçoritë e këtij operacioni gjigant policor do të bëhen të ditura në një konferencë shtypi, që do të zhvillohet sot paradite./ a.jor.
/Shqiptarja.com











