Itali, adhuronte grupet xhihadiste
nën hetim 38-vjeçari shqipta

Itali, adhuronte grupet xhihadiste<br />nën hetim 38-vjeçari shqipta
Bari- Një 38-vjeçar shqiptar po hetohet në Itali pasi dyshohet se është i lidhur me grupet terroriste.

38-vjeçari shqiptar i identifikuar si Edmond Ahmetaj prej disa vitesh jeton në Itali së bashku me gruan dhe vëllanë e tij. 

Ai hetohet për terrorizëm ndërkombëtar dhe në vitin 2016 ka marrë nënshtetësinë italiane.

Hetimet për të kanë nisur që në nëntor 2015 pas atentatit në Paris.

38-vjeçari ka shfaqur në rrjetin social facebook  përcmim për viktimat duke vlerësuar ISIS madje duke shpërndarë një video të ngjashme se një sulm i tillë mund të bëhej edhe në Itali.

Mediat italiane të cilat citojnë autoritetet raportojnë se shqiptari ka bërë propagandë xhihadiste në rrjetet sociale  dhe se në Facabook ka kontaktuar me grupe të ndryshme  të përbëra nga bashkëkombas të cilët vlerësonin grupet terroriste. 

Në foton e tij të profilit u gjet edhe një foto  ku ai kishte një armë, në të njëjtin profil ishte publikuar edhe një video ku shfaqet në intervistë imami i Londrës i cili flet për një sulm të mundshëm në Romë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS