Itali/ Aksidenti tragjik ku humbi jetën 27 vjeçarja shqiptare, i dashuri po e priste jashtë pas pune! Makina rëshqiti dhe u përmbys! E reja doli nga automjeti dhe u përplas
Adela Xhaferri, 27 vjeçarja shqiptare që humbi jetën në Itali
ITALI - Detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e 6 dhjetorit në Breshia të Italisë ku humbi jetën shqiptarja Adela Xhaferri. Siç u raportua mbrëmë ajo humbi jetën pasi makina ku ajo ishte pasagjere rëshqiti duke dalë jashtë rrugës. Këtu nuk pësoi lëndime por kur doli nga makina u përplas nga një makinë tjetër që po vinte me shpejtësi duke humbur jetën në vend.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, Adela Xhaferri natën e së premtes së 6 dhjetorit përfundoi turnin e punës në pastiçerinë Dolce Notte në via Lechi të Breshias. Jashtë po e priste i dashuri i saj me makinë. Ai e mori 27 vjeçaren në makinë për ta shoqëruar në shtëpinë e tij në Rovato, gjysëm ore me makinë nga qyteti.
Duke dalë nga unaza jugore e qytetit, në zonën e Travagliato, në kryqëzimin me A-35, makina rëshqiti dhe përfundoi duke u rrotulluar. Dy të rinjtë nuk pësuan lëndime. Kur ajo u largua paksa nga makina e përmbysur, një makinë që po vinte drejt saj e përplasi duke e lënë të vdekur. Vetëm 1 metër dhe do të ishte ende gjallë
I dashuri lajmëroi menjëherë urgjencën, mëgjithatë ishte e kotë, pasi e reja kishte humbur jetën. Tashmë policia po rishqyrton edhe një herë shkaqet e aksidentin. Paraprakisht mendohet se të rinjtë nuk ishin të pirë.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
49%
-
Jo
36.8%
-
Nuk e di
14.3%
Vota total: 1344
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestua në Slloveni për vrasjen e ukrainasit në Itali, 40-vjeçari shqiptar një ushtarak karriere! Pistat për krimin, precedentët dhe identitetet e rreme
13 Janar, 17:14
-
Shisnin kokainë mes kufirit italo-zviceran, arrestohen shqiptari dhe dy miqtë e tij nga Bellizona! Furnizonin klientët VIP
13 Janar, 16:53
-
Kryeministri Rama lancon rubrikën ‘Çkemi ndonjë të re...?!’: Drejt Romës për ‘Giro d’Italia’, do na ndjekin 800 milionë shikues, ngjitje drejt 2030-ës në BE (VIDEO)
13 Janar, 15:39
-
Romë/ Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave memorandum mirëkuptimi me simotrën italiane
13 Janar, 15:27
-
Shqiptarja kapet në Milano me veshje e çanta me vlerë 7 mijë euro, po tentonte të ikte pa i paguar nga qendra e njohur tregtare
13 Janar, 11:46
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
Hodhi çantën me 100 gramë kokainë para kontrollit dhe ‘dribloi’ karabinierët, kapet pas 7 muajsh 25-vjeçari shqiptar! Në kërkim shoku
12 Janar, 16:27
-
‘Kam vrarë Tonin, dua të paguaj’, kush është shqiptari që qëlloi bashkatdhetarin e tij në Itali (EMRI)
12 Janar, 11:28
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
Itali/ Trafikonte kokainë me postë përmes rrjetit WhatsApp, 30-vjeçari shqiptari kapet dhe me drogë të fshehur në pjesët intime! 50 euro doza
10 Janar, 21:10