Itali/ Vrau pronarin e tabakinos me kaçavidë në grabitje, arrestohet pas një viti shqiptari! Përgjimet, gjurma e ADN dhe filmimet e ‘tradhtojnë’, ja çfarë i tha gruas (EMRI)

Itali/ Vrau pronarin e tabakinos me kaçavidë në grabitje, arrestohet pas një viti shqiptari! Përgjimet, gjurma e ADN dhe filmimet e ‘tradhtojnë’, ja çfarë i tha gruas (EMRI)

Roberto Basso, pronari i tabakinos dhe një tufë lulesh për homazh në vendin e krimit

ITALINjë ngjarje kriminale e ndodhur më 6 maj 2024 në Jesolo, Itali, është zbardhur nga Policia pas një viti. 

Roberto Basso, 65 vjeç, një shitës duhani, u vra në shtëpinë e tij, ku jetonte i vetëm. Policia ka arrestuar si autor të dyshuar, 36-vjeçarin shqiptar Leonard Shehu, i cili akuzohet për vrasje, raportojnë mediat vendase.

Shqiptari u ndalua nga Karabinierët e Venecias më 26 mars 2025, pas 11 muajsh hetimesh. Motivi i krimit dyshohet se është vjedhja e banesës, e cila ka përfunduar në një sulm fatal.

Duket se Leonard Shehu ka hyrë në shtëpinë e viktimës së tij për të vjedhur sendet e duhanxhiut, por i befasuar ka reaguar duke goditur me një send të mprehtë në kokë Roberto Basso. 

Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gjurmë të ADN-së së Leonard Shehut. Më tej, Leonard Shehu dyshohet se është përgjuar teksa i ka kërkuar gruas të konfirmonte një alibi për natën e krimit. Në seancën e konfirmimit, prokurori Giovanni Zorzi i ka komunikuar Shehut akuzën e vrasjes me dashje. Gjykatësi ka urdhëruar që ai të mbahet në burg.

Hetimet me teknika të sofistikuara dhe me fjalën më të fundit të teknologjisë kanë zbuluar autorësinë e vrasësit të pronarit të tabakinos (kioskë për shitje cigaresh) në Venecia, më 6 maj 2024. Ai akuzohet si autor i vrasjes në rrethana konflikti për pagesën të Roberto Basso, 64 vjeç. Viktima u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, në “Via Antiche Mura”. 

Karabinierët e njësisë hetimore të komandës provinciale të Venecias, në përfundim të një aktiviteti hetimor gati një vjeçar, kanë ekzekutuar një urdhër-arresti të lëshuar nga prokuroria. Shqiptari Shehu, i njohur si klient i Bassos, pa precedentë penalë, dyshohet se e ka goditur disa herë në kokë me një send të mprehtë. Viktima u gjet i shtrirë në dysheme, në një pellg gjaku. 

Hetimi kompleks dhe i gjatë - i koordinuar nga prokuroria dhe i kryer nga njësia hetimore ushtarake - u krye me veprimtari tradicionale dhe teknike dhe me mbështetjen shkencore të personelit të RIS Parma. 

“Nëpërmjet analizës së mbi 100 orë pamjeve të nxjerra nga sisteme të ndryshme të video-mbikëqyrjes publike dhe private të pranishme në zonën e interesit operativ, u identifikua një makinë, e cila u konstatua se ishte në pronësi të personit të arrestuar, i pranishëm në vendngjarje në një afat kohor të përputhshëm me kohën e vrasjes”, informon media italiane, duke iu referuar hetuesve. 

Gjatë kontrolleve të ndryshme u gjetën disa fragmente plastike të një kaçavide, të përdorura për të hapur me forcë dritaren e shtëpisë, mbi të cilën, pas analizave laboratorike të kryera në RIS në Parma, u nxor dhe një profil gjenetik që i atribuohet të dyshuarit. 

Shkak i krimit mendohet se është gjendja e vështirë ekonomike e autorit, i cili shkoi për të grabitur pronarin e tabakinos. I befasuar nga diktimi prej pronarit të shtëpisë, i dyshuari e ka goditur disa herë me kaçavidë në kokë, dike i shkaktuar plagë fatale. 

Arrestimi është bërë i domosdoshëm për shkak të ekzistencës së provave të rënda të fajësisë ndaj të dyshuarit, për veprën penale të vrasjes.

Për më tepër, u identifikua rreziku real i arratisjes së personit të arrestuar në vendin e tij të origjinës dhe që të dëmtoheshin provat. Kjo, pasi nga përgjimet rezultonte e qartë se i arrestuari i kishte thënë bashkëshortes së tij që t'u jepte hetuesve deklarata të pavërteta në lidhje me praninë e tij në shtëpi në mbrëmjen e vrasjes, si dhe rreziku i përsëritjes së krimit për shkak të vështirësive financiare që shqiptari kishte kohët e fundit, tha komandanti provincial i Karabinierëve të Venecias, kolonel Marco Aquilio.

I arrestuari u dërgua në burg në Santa Maria Maggiore.

S.B/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

 Londra pret Samitin për Sigurinë Kufitare, kryeministri Starmer: Luftë trafikut të qenieve njerëzore! Ministri Hoxha: Bashkë me partnerët, goditje të krimit financiar dhe emigracionit të paligjshëm

Londra pret Samitin për Sigurinë Kufitare, kryeministri Starmer: Luftë trafikut të qenieve njerëzore! Ministri Hoxha: Bashkë me partnerët, goditje të krimit financiar dhe emigracionit të paligjshëm