Itali, arrestohen 3 shqiptarë, 2 në kërkim për drogë

Itali, arrestohen 3 shqiptarë, 2 në kërkim për drogë

Operacioni i policisë italiane ka bërë të mundur identifikimin dhe shkatërrimin e një bande trafikantësh kokaine në Siçili.  
Ndërkohë sipas burimeve të raportuara nga policia Italiane, trafikantët e kokainës janë 6-të shqiptarë. Ata “punonin” në disa parcela domatesh ku dhe bënin fshehurazi transportimin e drogës nën arkat e domateve.

Policia italiane ka vënë në pranga 3 prej tyre, Dashnor Tosku 30 vjeç, Ismet Totkrau 33 vjeç dhe Elis Rustemi 18 vjeç, 2 të tjerë janë shpallur në kërkim ndërsa një tjetër është dëbuar nga territori italian. Operacioni i koduar "Cosuzzo", i cili përputhet me emrin e komunës ku banonin këta  trafikantë shqiptarë ka zbardhur me anë të përgjimeve telefonike se kokaina trafikohej me një gjuhë të koduar, ku sipas tyre çdo sasi drogë fshihej nën transportin e arkave me domate.

E ndërsa nga ana e policisë italiane po vazhdojnë hetimet  për zbardhjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të këtij grupi trafikantësh me qëllim identifikim dhe kapjen e tyre.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja