ITALI- Një shqiptar i dënuar me 22 vite burg, i konsideruar si bos i trafikut të drogës është arratisur nga spitali i burgut në Parma. Nimon Zogaj, 50 vjeç, sipas mediave italiane u arratis nga reparti i spitalit Maggiore ku ishte shtruar. Ai i ka shpëtuar vëmendjes së policisë duke u larguar nga spitali ku po mjekohej.

Pas konstatimit, policia është vendosur në ndjekje të 50-vjeçarit, i cili është i njohur jo vetëm për vendin fqinj, por edhe në disa vende në Ballkanit si trafikant i lëndëve narkotike. Kjo është hera e dytë që shqiptari arratiset nga burgu, duke i shpëtuar policisë. Ai ra në prangat e karabinierëve në vitin 2016 në kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi, pasi qëndroi rreth 11 vjet në arrati (që nga viti 2005).

Arratisja e dytë
Hetimet ndaj Zogajt në Itali nisën që në vitin 1998-1999, por ai menjëherë u largua në drejtim të Zvicrës. Me kërkesë të autoriteteve italiane, Zvicra e ekstradon në Itali në vitin 2005, duke ndjerë rrezikun e përballjes me drejtësinë italiane. Pas një muaji qëndrimi në burg, ai lihet i lirë në pritje të gjyqit për akuzat e trafikut të drogës, por që prej atëhere ishte arratisur. Karabinierët ranë në gjurmët e tij vetëm në vitin 2016, kur Niman Zogaj po kalonte kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi

Arratisja për herë të dytë e Niman Zogajt ka alarmuar policinë italiane. Ai ishte shtruar në spitalin e Parmës për shkak të problemeve shëndetësore, por këto s'e kanë penguar të shumërkërkuarin shqiptarë që t'i ikë sërish policisë. Niman Zogaj njihet si bos i trafikut të kokainës, por edhe drogave të tjera të forta në disa qytete të Italisë. 

d.b/shqiptarja.com