Itali, arrestohen 13 anëtarë të klanit mafioz të Denaro, nën hetim edhe një kryebashkiak

Itali, arrestohen 13 anëtarë të klanit mafioz të Denaro,  nën hetim edhe një kryebashkiak

Policia italiane ka arrestuar 13 persona, të cilët akuzohen se janë pjesëtarë të klanit mafioz, të drejtuar nga Matteo Messina Denaro, një prej personave më të kërkuar në Itali dhe në botë, i cili konsiderohet edhe si “Capo dei capi”, ose “Bosi i bosëve”.

Denaro mori drejtimin e klanit në vitin 1993, pas vdekjes së të atit, duke u bërë fillimisht bosi i Cosa Nostra të Trapanit, e më pas, i gjithë organizatës kriminale.

Sipas mediave italiane, të 13 të arrestuarit, kryesisht në Trapani dhe Palermo, kanë qenë persona shumë pranë bosit Denaro., mes tyre gjendet një kryetarë bashkie, një sipërmarrës dhe një oficer policie. Ata akuzohen për disa vepra të ndryshme penale përveç përfshirjes në organizata mafioze, si përfshirje e paligjshme në zgjedhje, zhvatje dhe kontroll territori, ndërsa sa i përket oficerit ai është i akuzuar për nxjerrje informacioni konfidencial. Kryetari i Bashkisë Antonino Accardo, është gjithashtu nën hetim për shkak të mashtrimit elektoral.

Sipas prefektit Francesco Messina, mafia është kthyer të bëjë rolin e “sekserit” mes punëve publike dhe institucioneve shtetërore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?