/AFP-ATSH/ - Pesëmbëdhjetë emigrantë me origjinë afrikane dhe të besimit muslimanë u arrestuan pas mbërritjes së tyre në Siçili pasi, sipas dëshmitarëve, mendohet të kenë hedhur në det 12 refugjatë të krishterë pas një grindjeje në bordin e anijes që i transportonte në Mesdhe, njoftoi prefektura e policisë së Palermos.
Në këtë dramë, që mendohet të ketë ndodhur në ngushticën e Siçilisë, viktimat ishin të besimit të krishterë, ndryshe nga agresorët e tyre me besim mysliman", theksoi policia në një komunikatë duke shtuar se 15 persona të arrestuar akuzohen për vrasje të shumëfishtë si pasojë e urrejtjes fetare.
Sipas dëshmive të dhëna në polici nga dhjetëra refugjatë nigerianë dhe ganezë, të cilët ndodheshin në bordin e anijes, një mosmarrëveshje ka ndodhur për arsye fetare./
/Shqiptarja.com