ITALI - Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë për shpërndarje droge në Breshia, dy të arrestuarit Sandri Hoxhaj, 26 vjeç dhe Dovlet Mezuraj,41 vjeç janë kunetër.

Policia e Breshias ka arrestuar dy shqiptarët pasi në banesën e tyre janë 7.3 kg marijuanë dhe një armë zjarri, tip pushkë.
 
Sipas policisë italiane kunetërit e arrestuar shisnin drogë në disa zona të barit dhe armën e përdornin për të frikësuar shpërndarësit e tjerë.

Nga mediat italiane të cilat bazohet te të dhënat e policisë mësohet se Sadri Hoxhaj ishte ilegalisht në shtetin fqinj, ndërsa Dovlet Mezuraj ishte me dokumente të rregullta me rezidencë në Breshia.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)