ITALI - Policia italiane ka arrestuar në Firence 2 shqiptarë 29 dhe 35 vjeç, për trafik droge. Sipas mediave italiane shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, lëviznin me kanabisin e fshehur në një furgon.
 
Sipas mediave italiane në ditët e kaluara, efektivët e seksionit të antidrogës kanë monitoruar lëvizjet e 35-vjeçarit  përgjatë një operacionin kundër shpërndarjes së drograve.
 
Në momentin e kapjes, dy shqiptarët kanë tentuar të largohen me mjetin e tyre. por përsëri u gjendën të rrethuar duke përfunduar në pranga. Gjatë kontrollit  në mjetin e tyre u gjetën 100 kg marijunë e cila ishte parashikuar për t’u shitur rrugëve të Firencës.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)