ITALI - Dy shqiptarë janë vënë në pranga mëngjesin e djeshëm në zonën e Kalabrisë në Itali si anëtarë të organizatës “Ndrageta”, (organizatë kriminale italiane me qendër në Kalabri). Ata akuzohen drejtpërdrejt si killer profesionistë të punësuar nga kjo organizatë mafioze.
Media italiane raportojnë dy shqiptarët e arrestuar Arben Ibrahimi, 28 vjeç lindur në Malin e Zi dhe Vasvi Beluli 30 vjeç me origjinë maqedonase.
Sipas prokurorisë së antimafias dy shqiptarët rezultojnë të kenë qenë snajperist edhe gjatë konfliktit në ish-Jugosllavi. Pikërisht për shkak të së kaluarës së tyre, ata janë punësuar si snajperist edhe nga mafia kalabreze, e cila i ka paguar ata si killer profesionistë.

HETIMI
Pas episodit të vrasjes në tentativë të Francis Scrugli më 11 shkurt një grup hetimor i komunës Vibo Valentia në Kalabri ka bërë të mundur identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje.
Operacioni është koordinuar nga Drejtoria e Antimafias në Catanzaro dhe hetimet hodhën dritë mbi disa krime që kanë ndodhur në zonë e Vibo Valentias, ku janë përfshirë dy familjet kundërshtare Patania (e Stefanaconi) dhe Piscopisani (e Piscopio në Vibo Valentia).
Dy vrasësit janë arrestuar në operacionin mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e tyre dhe janë zënë në befasi. Atyre u janë vënë direkt prangat sepse Policia e Shtetit kishte që në shkurt që kishte filluar hetimet, pas tentativës për vrasje të një të dënuari, i cili u gjend i vdekur një muaj më vonë.
Pas tentativës për vrasje të Francis Scrugli më 11 shkurt një grup hetimor e skuadrës Vibo Valentia ka bërë të mundur identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje.
Hetimet kanë treguar se në tentativën për vrasjen të Scruglit në shkurt dhe më pas në 21 mars me vrasjen e tij, kishte qenë Vasvi Beluli dhe Arben Ibrahimi, të dy me banim në Canino, Viterbo.
Hetimet kanë hedhur dritë mbi episode të ndryshme të vrasjeve dhe tentativa për vrasje, që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit në këtë zonë, të gjitha të lidhura me grupin e Patania të Stefanaconit, që kishte dhe 2 vrasësit e pamëshirshëm me origjinë nga europa lindore.
Alienet vrasës që grupi Patania u adresoheshin vrasjet në "biznesin e ndyrë” të familjes Patania, janë punësuar për vrasje individuale dhe ekzekutime, të ndihmuar nga bashkëpunëtorët e tjerë të grupit.
Hetimi gjithashtu ka gjetur se dy vrasësit kënaqeshin me një mijë euro për të kryer disa nga krimet e tyre.
Kundër dy të vrasësve rëndon akuza për veprat penale të vrasjes në tentativë dhe të armëve të paligjshme port dhe municionit, me rrethanë rënduese të metodës mafioze.
Në të njëjtën masë kufizuese janë arrestuar nga policia në Vibo Valentia në këtë krahinë dhe në Reggio Calabria, 11 persona të tjerë që i përkasin klanit Patania, të ndaluar si ideatorët, organizatorët dhe autorët e vrasjeve në zonën e Vibo Valentias.
Në foto/ (majtas) Arben Ibrahimi, (djathtas) Vasvi Beluli
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com