Itali, arrestohen 2 shqiptarë, u
kapën me 11 kg heroinë të pastë

Itali, arrestohen 2 shqiptarë, u<br />kapën me 11 kg heroinë të pastë
Plot 11 kg heronië e pastër ka bllokuar policia italiane në Padova, ndërsa kanë rënë në pranga dy shqiptarë.

Ervin Aliaj 32 vjeç dhe Leonard Lusha po 32 vjec janë arrestuar nga policia italiane ndërsa kanë bërë rezistencë. Lënda narkotike ishte paketuar në 20 pako, dhe kap vlerën e 2 milion eurove në tregun me pakicë.

Policët italianë e ndoqën automjetin e shqiptarit Leonard Lusha me helikopter nga qyteti i Bolonjës deri në zonën industrial të Padovës, deri në momentin, kur  do bëhej shkëmbimi i drogës me shqiptarin tjetër Ervin Aliaj .

Karabinierët në Padova janë habitur nga sasia e madhe e lëndës narkotike dhe cilësia e saj.  

Ata thonë se shqiptarët duan të marrin nën kontroll shitjen e lëndëve narkotike në Padova, duke nisur nga pozicioni strategjik si dhe pasi është një territor i virgjër nga pikëpamja e organizatave kriminale.  




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet