ITALI - Tre shqiptarë janë arrestuar për një vrasje të ndodhur para 10 ditësh në Torino, ndërkohë që autori është ende në kërkim. Tre shqiptarët e arrestuar janë Altin Arapi, 34 vjeç, Klaudio Rroshi, 35 vjeç dhe Elis Sula, 24 vjeç janë ndaluar nga policia si pjesëmarrës në vrasjen e një shpërndarësi droge me origjinë gabonese.
Ngjarja ka ndodhur pas një përplasje mes bandave të drogës dhe atyre të prostitucionit. Sipas hetimeve një prostitutë ka lajmëruar tutorin e saj pasi po ngacmohej nga disa persona afrikanë. Tutori me origjinë shqiptare ka mbërritur në vendngjarje bashkë me 6 miqtë e tij dhe me tre makina.
Pasi shqiptarët kanë rihipur në makinë njëri prej afrikanëve ka qëlluar me një shishe makinën e tyre, në këtë moment një prej miqve të tutorit ka dalë nga makina dhe ka qëlluar 5 herë drejt viktimës.
Tre shqiptarët e arrestuar kanë mohuar se kanë qenë në dijeni të faktin se njëri prej tyre ishte i armatosur dhe nuk e dinin se ku ndodhej autori i ngjarjes.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com