Itali, arrestohen 3 shqiptarë
me 400 gr kokainë të pastë

Itali, arrestohen 3 shqiptarë<br />me 400 gr kokainë të pastë
Në një operacion të skuadrës së antidrogës të Ternit, në Itali është bërë i mundur sekuestrimi i 400 gramë kokainë e pastër dhe 32 steka cigaresh të huaja, pa vulën e Monopolit të Shtetit. Skuadra antidrogës arriti të vërë nën arrest tre shtetas shqiptarë, një kopshtar, 25 vjec, rezident në Terni dhe dy turistë, 23 dhe 24 vjec, të cilët sapo kishin mbërritur nga Shqipëria.

Arresti ndodhi mëngjesin e djeshëm në Borgo Bovio, sapo kishin dalë nga shtëpia. Agjentët kishin kohë që vëzhgonin zonën, për shkak të ankesave të komshinjve për hyrje-daljet e tepërta në apartamentin shqiptar.

Agjentët ndaluan të rinjtë për një kontroll, por sjellja e tyre e dyshimtë bëri që të kontrollonin edhe banesën, ku zbuluan sasinë e drogës. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës