Itali, arrestohen 4 shqiptar
me 310 kg mariuanë

Itali, arrestohen 4 shqiptar<br />me 310 kg mariuanë
Një aksion blic i skuadrës së Guardia di Financës në Itali, ka shkatërruar një bandë me narkotrafikantë shqiptarë.

Nga aksioni policisë italiane është arritur të sekuestrohen 310 kg mariuanë.

Gjatë këtij operacioni katër shqiptarë dhe një italian janë vënë nën arrest. Sipas policisë italiane, operacioni konsiderohet ndër më të rëndësishmit e vitit.

Të pesë të arrestuarit janë bllokuar e më pas ndaluar me urdhër të prokurorisë së Barit. Mediat italiane, duke iu referuar burimeve policore bëjnë me dije edhe emrat. Bëhet fjalë për napolitanin Raffaele Miccio, 41 vjec, me precedentë të mëparshëm penalë dhe për shqiptarët; Ermion Xheka, 22 vjec nga Durrësi, Orgest Verbofshi, 27 vjec po nga Durrësi, Lulzim Murataj, 25 vjec rezident në Treviso dhe Xhovan Saraci, 25 vjec rezident në të njëjtën komunë.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër