Ata janë Rikard Muka, 48 vjeç dhe Ornado Çeta, 27 vjeç e bashkë me ta ka denoncuar edhe një grua me kombësi bullgare, N.M.I..
Këto pas një kontrolli të kryer në një automjet në rrugën San Marco, të tre janë ndaluar dhe identifikuar.
Mukës i janë gjetur 51 gramë kokainë dhe shuma prej 750 euro, ndërsa bullagres me inicialet N.M.I. iu gjetën 19,39 gramë kokainë.
Në shtëpinë e Mukës u gjetën edhe 143 gramë kokainë, dy peshore, një thikë dhe një celular.
Nga hetimet doli se Çeta operonte në sheshin Monfalcone, ndërsa Muka furnizonte sidomos në brendësi të lokaleve dhe sallave të lojërave në qytet.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)