VENETO- Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi iu gjet dhe sekuestrua rreth 40 kilogramë drogë e llojit heroinë. Rreth 40 kilogramë drogë e lloji heroinë është sekuestruar nga policia italiane, ndërsa janë arrestuar dy trafikantë shqiptarë. Të rinjtë Ermand Rrugeja, 25-vjeç dhe Indrit Lecini, 26-vjeç të dy pa precendent penal dhe rezidentë në Dolo, pranë Venecias, akuzohen për mbajtje dhe trafik drogë.
Gjatë një operacioni, karabinierët në Legnago, në Rajonin e Venetos në Itali, gjatë një operacioni kanë zbuluar një apartament në qendër të Cerea-s në Verona, i cili ishte transformuar në një magazinë dhe laborator droge, ku mbahej lënda narkotike prej 40 kilogramësh.
Përgjatë inspektimit të apartamentit të tyre, janë sekuestruar edhe 83 fishekë të kalibrit 38. Gjithashtu atyre u janë sekuestruar edhe 350 gr heroinë, 1200 euro dhe disa kartëmonedha të prerjes 50 euro false, për një total 2500 euro. 25-vjeçarit Rrugeja, i cili rezulton i papunë, i është gjetur edhe një makinë tip Fuoristradë.
Dy shqiptarët akuzohen për mbajtje dhe trafikim të drogës, akuza është e rëndë duke parë sasinë e drogës, si edhe të armëmbajtjes, rezistencë ndaj forcave të policisë dhe dhunë ndaj tyre.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com