ITALI-Gjatë një operacioni u sekuestruan 12 kg kokainë dhe 114 mijë euro në një makinë, ndërsa u  arrestuan tre shqiptarë, të moshës nga 24 deri në 40 vjeç.

Operacioni u zhvillua në Treviglio (Bergamo) ndërsa nga kontrollet në banesë të shqiptarëve u sekuestruan edhe pajisjet që shërbenin për ndarjen dhe paketimin e kokainës.

Nëse kokaina do të dilte në treg do të kishte një vlerë të lartë, ndërsa vijojnë hetimet për persona të tjerë që janë të përfshirë në rrjetin e trafikut.

d.b/shqiptarja.com