ITALI – Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia pasi posedonte lëndë narkotike kokainë dhe heroinë.

Fillimisht gjatë një kontrolli që i është bërë në rrugë, atij i janë gjetur një sasi të vogël marijuane.

Më pas, policia italiane ka kontrolluar shtëpinë e shqiptarit të identifikuar si Shyqyri Tuda, ku kanë gjetur 7 doza kokaine, si dhe 92 pako marijuanë, gjithsej rreth 10 kilogramë.

Sipas mediave italiane, përveç drogës u sekuestrua një peshore precize dhe një makinë ambalazhi me vakum, material i konsideruar i përshtatshëm për paketimin e dozave dhe lëndës narkotike.