Itali, arrestohet 34 vjecari shqiptar
drejtonte një bandë trafikantësh

Itali, arrestohet 34 vjecari shqiptar<br />drejtonte një bandë trafikantësh
Kërkohej prej muajsh 34 vjecari shqiptar, i arrestuar sot në Terni, si kreu i një organizate kriminale që merrej me trafik ndërkombëtar të drogës me bazë në Romë. 34 vjecari I.S. u arrestu të shtunën nga krabinierët e Ternit.

Shqiptari kërkohej që nga muaji gusht i vitit 2011, muaj ky ku policia arriti të finalizonte operacionin “White City”, në të cilin u arrestuan 18 persona ndër të cilët 6 shtetas shqiptarë. Gjatë operacionit të gushtit u arrit të sekuestrohej një sasi droge prej 30 kilogramësh, pjesa më e madhe e së cilës përbëhej nga kokaina.

I.S. ishte zhdukur pas arrestimve, prandaj u fut nga policia italiane në listën e personave në kërkim. Në fund të formaliteteve I.S. u transportua në burgun lokal. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë