6 persona, janë arrestuar nga Forcat e Anti-terrorit në Itali pasi akuzohen se kishin lidhje me shtetin islamik.
Prokurorët italianë thanë se disa nga të arrestuarit planifikonin kryerjen e atentateve terroriste në Itali dhe shënjestra e mundshme ishte Roma dhe Vatikani.
Një nga të arrestuarit është marokeni Abderrahim Mutaharrik, një boksier i cili dyshohet se bashkë me partneren e tij ishin të lidhur me Shtetin Islamik.
Hetuesit italianë gjetën në celularin e tij një mesash, ku i jepej urdhër të kryente sulmin.
Të arrestuarit e tjerë janë një çift me nënshtetasi italiane por me origjinë marokene me 2 fëmijë të moshës 2 e 4 vjeç të cilët i janë besuar gjyshërve të tyre si dhe 2 të rinj po me kombësi marokene.
Sipas policisë italiane Abderrahim Moutaharrik së bashku me bashkëshorten e tij Salma Bencharki e rezidentë në Leko të Italisë po përgatiteshin të largoheshin nga Italia e t’i bashkoheshin luftës së Shtetit Islamik në Siri.
Abderrahim Moutaharrik, është një sportist profesionist, ish-boksier mjaft i njohur në territorin italian. Të gjithë të arrestuarit janë rezidentë në provincën e Lombardisë e Piemontes.
Dy personat e shpallur në kërkim janë çifti Alice Brignoli, italiane e konvertuar në Islam me emrin Aishe e bashkëshorti i saj maroken Mohamed Koraichi.
Sipas policisë italiane çifti ishte larguar prej disa muajsh nga territori italian drejt Sirisë së bashku me 3 fëmijët e tyre.
Prokurori Maurizio Romanelli u shpreh se shteti islamik kish dërguar një mesazh që kërcënonte se Italia do të goditej nga sulmet terroriste. Ndërsa Ministri italian i Mbrojtjes, Angelino Alfano tha se personat e arrestuar ishin të verbuar nga propaganda xhihadiste dhe se qëllimet e tyre ishin vërtet të këqija.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com