Itali, arrestohet bosi i drogës
ishte dënuar me 16 vjet burg

Itali, arrestohet bosi i drogës<br />ishte dënuar me 16 vjet burg
Një shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi ishte dënuar me 16 vite burg për drejtimin e një organizatë kriminale dhe trafik ndërkombëtar të kokainës.

Identiteti i 34 vjecarit shqiptar nuk bëhet i ditur, por ai u arrestua pasi i kishte disa operacioneve të policisë. Operacioni “Gullit” ka nisur në vitin 2008-të, pas hetimeve të shumta, të cilat zbuluan një rrjet të mirë organizuar të trafikut të kokainës në Itali.

Sipas mediave italiane, shqiptari konsiderohet si një nga drejtuesit e kësaj bande, e cila kryente kryesisht trafikimin nga Italia, Belgjika e Shqipëria.

Pas gati dy vitesh hetime, u bë i mundur dhe arrestimi i 20 anëtarëve të kësaj bande dhe vetëm dy ditë më parë u arrestua edhe pjesëtari i fundit. Droga vinte nga Shqipëria dhe Belgjika dhe shitej në tregun italian.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë për dialogun Kosovë-Serbi