Rome- Ish-kryetari i Bashkisë së Romës, Gianni Alemanno është arrestuar mbrëmjen e 31 dhjetorit 2024 për shkelje të vendimit të dhënë nga Gjykata. Aktualisht, ai ndodhet në burgun Rebibbia.
Alemanno, i cili ka mbajtur dhe postin e ministrit të Politikave Bujqësore dhe Pyjore në Itali, (2001 - 2006) ishte dënuar me një vit e dhjetë muaj burg në kuadër të hetimeve "Mondo di Mezzo".Dënimui ishte konvertuar në punë të detyruar në shërbim të komunitetit, por gjykatësit thanë se nuk ka respektuar vendimin.
Sipas autoriteteve, ai nuk i është përmbajtur programit të përcaktuar, duke pretenduar angazhime që më pas rezultuan të rreme. Ish-ministri, që kohët e fundit kishte themeluar lëvizjen “Indipendenza”, u shpall fajtor për ndikim të paligjshëm, në një çështje që përfshinte pagesa të kompanisë komunale Eur Spa në favor të Salvatore Buzzi dhe Massimo Carminati, një ish-aktivist i ekstremit të djathtë i dënuar më parë si pjesëtar i një grupi kriminal të kryeqytetit në vitet ’80.
Gjykata e Mbikëqyrjes në Romë kishte pranuar kërkesën e mbrojtjes që Alemanno të kryente shërbime sociale në qendrën "So.Spe.–Solidariteti dhe Shpresa" të murgeshës Paola D’Auria, e cila ndihmon vajza nëna e familje në vështirësi dhe viktima të dhunës për t’u integruar në shoqëri.
Alemanno akuzohet se ka shkelur rregullat, përfshirë ndalimin për të dalë nga shtëpia para orës 7 të mëngjesit, detyrimin për të hyrë në shtëpi në orën 21:00 dhe ndalimin për tu shoqëruar me persona me precedentë penalë. Këto shkelje çuan në arrestimin e tij më 31 dhjetor 2024./ Corriere della Sera/
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
38.3%
-
Jo
58.1%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 3881
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Intervista/ Meloni: Pakti për emigrantët me Shqipërinë, leksion për Europën! Roli i Italisë ka ndryshuar! Musk, gjeniu i kohës sonë portretizohet si përbindësh
3 Janar, 15:52
-
Gazetarja italiane Cecilia Sala qëndron e burgosur në një qeli pa shtrat, Roma thirrje Iranit: Të lirohet menjëherë
2 Janar, 08:43
-
'Situatë e paimagjinueshme, Ramadani mund të largohet', gazetari italian analizon: Trajneri po e përjashton
1 Janar, 22:10
-
Itali/ Mbytja e anijes në Lampedusa, vijon kërkimi për 20 emigrantët e humbur në det
1 Janar, 17:33
-
Kampi i emigrantëve në Gjadër/ Gjykata e Kasacionit i jep të drejtë Melonit: Vlerësimi i vendeve të sigurta i takon qeverisë italiane
30 Dhjetor 2024, 16:23
-
Itali/ Ishte dëbuar më 2023 si klandestin, 40-vjeçari shqiptar arrestohet për herë të dytë!
29 Dhjetor 2024, 22:21
-
Egjipt/ Peshkaqeni vret një turist italian 48-vjeçar nga Roma dhe plagos një tjetër
29 Dhjetor 2024, 17:08
-
Skiatori zviceran përplaset dhunshëm në pistën italiane, transportohet me urgjencë në spital (VIDEO)
29 Dhjetor 2024, 15:59
-
Italianët kundër Musk, 23.6% e përdoruesve të ‘X’ braktisin platformën! ‘Rritet’ Zuckerberg
28 Dhjetor 2024, 19:53
-
Festat e fundvitit, turistët e huaj zgjedhin Vlorën për të kaluar pushimet: Është një vend i bukur
28 Dhjetor 2024, 10:21
-
The Economist: Cila ekonomi pati ecuri më të mirë në 2024?
28 Dhjetor 2024, 09:42
-
Përplasje fatale në Itali, humb jetën në aksident 44-vjeçari shqiptar! Italiani udhëtonte në korsinë e kundërt
27 Dhjetor 2024, 18:41